Sonte do të takohen Belgjika dhe Franca, ku do të përballen bashkëlojtarët te Chelsea, Hazard dhe Kante.

Ylli i Chelseat, Eden Hazard beson së bashkëlojtari i tij tek londinezët, Ngolo Kante është me i miri në botë.

“Ta shohësh Kanten të luaj çdo ditë në pozitën e tij, ai është me i miri në botë pa asnjë dyshim”, tha Hazard, raporton RTKLive.

“Nëse e keni Kanten në ekip, atëherë keni 95% shansa për ta fituar lojën, këtë mund ta vërejmë ne në Chelsea”, theksoi ai.

Belgjika dhe Franca do të takohen sot në gjysmëfinale e Botërorit, takim ky që nis në orën 20.00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here