Haradinaj: Gjeneral Rama t’i shikojë punët e veta

0

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, foli ne konferencë për media dhe i pyetur nga gazetarët rreth letrës së gjeneralit Rrahman Rama, që ka thënë se po rrezikohen 12 milionë fonde nga ShBA për FSK-në, ai ka sugjeruar që komandanti Rama të kursehet nga mediat.

“Unë gjeneralin Rama e respektoj, e kam koleg. Tash ai duhet ta dijë se është komandant i ushtrisë dhe sa ma pak që të bëhet subjekt i mediave, më mirë është për të dhe për ushtrinë që e udhëheq. Nëse ai mendon se është zor me e mbajtë ushtrinë, mund të ketë ndonjë djalë të ri apo vajzë të re eprore që mendon që nuk është aq zor me e udhëheqë ushtrinë. Kështu që nuk ka arsye komandanti me dalë shpesh në media, merrni shembull prej ushtrive perëndimore, pra ka zëdhënës ministria e tij, ka zëdhënës ushtria e tij. “Komandanti le të punojë!”, ka theksuar Haradinaj para gazetarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here