Hajgare pa kufi: Ja si vritet ujku

0

Në një fshat të Karadakut një ujk po bënte kërdinë. Dilnin gjuetarët herë pas here, por nuk e takonin dot. U mblodh i gjithë fshati në një lokal të shkollës për ta diskutuar çështjen e ujkut, i cili vazhdimisht po ua prente bagëtinë. Pati disa propozime, por si më i pranueshmi ishte i njërit prej fshatarëve i cili vullnetarisht do të dilte në pyell e të qëndronte gjithë natën atje, me kusht që t’ia jepnin një pushkë dhe një lëkurë të lopës.

– Do të mbështillem me lëkurën e lopës, tha ai, dhe ujku do të mendojë që jam lopë. Kur të afrohet do ta vras!

Kështu tha dhe kështu u bë. Të nesërmen njëri nga fshatarët therri një lopë dhe ia dërgoi lëkurën e saj. Në mbrëmje mori pushkën e lëkurën dhe u nis drejt pyellit që shtrihej mbi fshat. Pak kohë pas errësimit të plotë, u dëgjua një krismë pushke. U mblodhën të gjithë, dikush i armatosur e dikush me bateri dhe u nisën drejt pyellit. E kërkuan gjatë dhe në fund e gjetën bashkëfshatarin e tyre mbi ca therra që po ulërinte nga dhimbjet:
– Çka u ba, e pyetën ata duke e nxjerrur nga therrat, a e vrave ukin?
– O cili prej juve e ka lëshu mëzatin prej ahrit, bre nanën pa jav q… mos e lasha!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here