Pep Guardiola është shpallur trajneri i vitit në Premierligë nga Shoqata e Trajnerëve të Ligës.

Guardiola e udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit në Premierligë me një numër rekord pikësh, plot 100, dhe duke shënuar 106 gola dhe pasi i lëshoi vetëm 14 pikë gjatë gjithë sezonit, transmeton Gazeta Express.

Spanjolli e fitoi edhe Kupën e Ligës me skuadrën e tij, duke e mposhtur Arsenalin 3-0 në finalen e Wembley.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut i mposhti pesë trajnerë tjerë në garë për këtë çmim.

Jurgen Kloppin i Liverpoolit, Sean Dyche i Burnley, Nuno Espirito Santos i Wolves, Neil Warnock i Cardiff dhe John Coleman i Accrington Stanley ishin në listën e ngushtë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here