Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i ka mohuar pretendimet se ai e kishte lënë qëllimisht barin më të gjatë në fushën e Etihadit për ndeshjen e Premierligës kundër Liverpoolit, për të mos i lejuar pasimet e shpejta.

Liverpooli u mposht me rezultat 2-1 nga Manchester City në ndeshjen e zhvilluar të enjten në stadiumin Etihad. Fillimisht Sergio Aguero i kaloi vendasit në epërsi, mirëpo pas golit të shënuar nga Roberto Firmino, që e barazoi rezultatin, golin e fitores e shënoi Leroy Sane, përcjell Gazeta Express.

Me këtë fitore, Manchester City e zvogëloi distancën mes dy klubeve nga shtatë në katër pikë. Ndërsa, Tottenhami mbetet vetëm dy pikë larg Manchester Cityt dhe gjashtë pikë larg liderit, Liverpoolit.

Në një video të publikuar në kanalin e disa tifozëve të Liverpoolit në Youtube, “The Anfield Wrap”, Neil Atkinson, së bashku me Melissa Reddyn dhe Paul Cope, e analizuan në detaje ndeshjen e së enjtes.

“Nuk mund t’i besoja syve kur e pashë gjatësinë e barit në fushën e Manchester Cityt. Nuk dukej mirë, dukej si një fushë që ishte përgatitur vetëm për një gjë, për t’i ndaluar pasimet e shpejta”, u shpreh Atkinson.

Mirëpo, këto akuza nuk i ka pranuar trajneri i Manchester Cityt, i cili në konferencën për shtyp para ndeshjes gjysmëfinale të FA Cup kundër Burton Albion tha se ai nuk është kopshtar dhe nuk e udhëzon stafin e klubit për gjatësinë e barit.

“Unë nuk jam kopshtar. Unë kurrë nuk kërkova që bari të jetë më i gjatë. Liverpooli dëshiron të luajë me pasime të shpejte, edhe ne dëshirojmë të luajmë më shoejtë. Kështu që kurrë nuk manipulojmë me gjëra të tilla”, ka thënë Guardiola.

“Ne gjithmonë tentojnë ta ujitim fushën, mirëpo këtu në Angli nuk është e nevojshme për shkak të motit me shi. Por, unë nuk do ta bëja një gjë të tillë kurrë. Ne duam që fusha të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme”.

“Unë kurrë nuk bëj manipulime të tilla. Normalisht, kur ndodh një gjë e tillë, gjithmonë ndëshkohesh edhe ti. Kështu që duhet ta bësh më të mirën për kundërshtarin, duhet t’i respektosh rregullat e lojës. Fitoje ndeshjen në fushë me rregulla të njëjta për të gjithë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here