Guacë tualeti-100 mijë dollarëshe

0

Një guacë tualeti e mbuluar me lëkurë nga 24 çanta luksoze të kompanisë Louis Vuitton, është prezantuar në Los Angeles, në një dyqan të ri të brendit, Tradesy.

Kjo vepër ishte krijuar nga artisjta Illma Gore, e cila u bë e famshme në vitin 2016 kur kishte paraqitur të zhveshur Donald Trumpin me titullin Make America Great Again.

“Janë 24 çanta të ndryshme në këtë guacë dhe secila dallon për nga çmimi, të gjitha janë të shtrenjta, kështu që e përbëjnë një copëz tualeti” tha ajo.

Kjo guacë është përshkruar si krejtësisht funksionale dhe shitet për 100 mijë dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here