Grupi i Kumanovës i përshëndet të gjithë shqiptarët nëpër botë

0

Me dënime të përjetshme, e me burg dekadash, por të pathyeshëm. Këta janë “Grupi i Kumanovës”, shqiptarët të cilët po mbahen të mbyllur fizikisht në burg në Maqedoni por të pathyeshëm shpirtërisht.

Muhamet Krasniqi-Komandant Malisheva ka publikuar një fotografi të tij me bashkëluftëtarët ku shfaqet tërë madhështia dhe qëndresa e luftëtarëve të lirisë e të përpjekjeve të jetësimit të idesë për Shqipëri natyrale dhe përmes së cilës ata i përshëndesin të gjithë shqiptarët nëpër botë.

“Grupi Kumanoves apo UÇK, si të doni na quani, por dashurinë për atdhe nuk do të na shuani, e po ashtu dashurinë vëllazerore, neve jemi aq të dashur me njëri-tjetrin sikur edhe të na kishte lind një nēnē nuk do të kishim dashuri më të madhe, ju përshëndesim Shqiptarët anē e kënd botës, Gjaku i dëshmorve u bëftë dritë për popullin tonë, sakrifica le të bëhet shembull për brezat që vijnë.” ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here