Gjërat kthehen në normale – Fourcade kampion olimpik

0
Martin Fourcade, of France, prepares to shoot from the prime during the men's 10-kilometer biathlon sprint at the 2018 Winter Olympics in Pyeongchang, South Korea, Sunday, Feb. 11, 2018. (AP Photo/Andrew Medichini)

Francezi Martin Fourcade, pas dështimit në garën e sprintit në biatlon, sot triumfoi në garën e ndjekjes 12,5km dhe mori medaljen e tij të parë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang.

Fourcade, i cili fitoi dy medalje të arta dhe një argjendtë në Sochi, garën e ndjekjes e nisi 24 sekonda prapa fituesit të djeshëm, gjermanit Arnd Peiffer.

Furcade, pa dyshim më i miri i gjeneratës së tij dhe ndër mëtë mirët në histori të biatlonit, pati ritëm të shkëlqyeshëm të skijimit dhe “rrëzoi” 19 nga 20 shënjestrat në qitje, duke “shëtitur” në 2,500 metrat e fundit dhe duke fituar medaljen e artë.

Interesante është se asnjë prej medalistëve të djeshëm në garën e sprintit, nuk fituan medalje në garën e stome, duke dëshmuar ehe një here se rezultati i djeshëm i sprintit, ishte shumë befasues.

Suedezi Sebastian Samuelson përfundoi i dyti dhe medalja e argjendtë olimpike është suksesi më i madh në karrierën e këtij 20 vjeçari.

Gjermania fitoi medalje edhe në këtë garë, duke u bërë shteti i vetëm që ka fituar medalje në të gjitha katër garat e biatlonit në Pyeongchang, meqë Benedikt Doll, përfundoi i treti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here