Gjeloshaj, shqiptarëve në Mal të Zi: Përdoreni flamurin shqiptar, dënimet i paguajmë ne

0

Nik Gjeloshaj, kryetari i Partisë së shqiptarëve në Mal të Zi, Alternativa Shqiptare, u ka bërë thirrje bashkqytetarëve shqiptarë që të vazhdojnë të përdorin flamurin shqiptar.

Ai gjithashtu tha se nëse ata do të dënoheshin për këtë, dënimet e tyre do të paguheshin nga partia e tij.

Gjeloshaj tha se flamuri shqiptar në Mal të Zi kohët e fundit po bëhet “një gjemb në sy” për pushtetin.

Por ai thotë se as policia, as gjykatat nuk mund t’i ndalojnë shqiptarët të mbajnë flamurin e tyre kombëtar dhe të shprehin dashuri për të.

“Sido që të jenë të angazhuar, ata nuk janë në gjendje për të ndëshkuar aq sa ne jemi të gatshëm të paguajmë, në mënyrë që të mbrojmë flamurin tonë, krenarinë tonë që lidh shqiptarët kudo, thotë kryetari i ASH, raporton portali IN4S.

Gjeloshaj thekson se shqiptarët janë popull autokton në Mal të Zi, që e respektojnë atë si vendin e tyre, si dhe simbolet kombëtare.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të cilët janë dënuar për shkak se e duan veten e tyre dhe flamurin e tyre të paraqiten në Alternativën Shqiptare, për të marrë shpenzimet që mund të kenë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here