Gashi dhe Hyka më në fund shënojnë në Amerikë

0

Futbollistët shqiptarë, Shkëlzen Gashi dhe Jahmir Hyka janë rikthyer me gola për skuadrat e tyre në SHBA.

Si Gashi ashtu dhe Hyka, kishin një kohë të gjatë që nuk shënuan, dhe tani me sa duket janë rikthyer në formën e tyre më të mirë, shkruan albinfo.ch.

Goli i fundit i Gashit datonte më 13 maj të vitit 2017, në fitoren 3:0 përballë San Jose. Kujtojmë që shqiptari mungoi për një kohë të gjatë pas një dëmtimi dhe kjo ishte mënyra më e mirë për t’u rikthyer.

Gashi shënoi golin e dytë nga pika e bardhë e 11-metërshit në sfidën e luajtur përballë Torontos. Colorado arriti të fitonte me rezultatin 2:0 duke u ngjitur në vendin e gjashtë.

Nga ana tjetër anësori Hyka, i shmangi humbjen skuadrës së San Jose, teksa shënoi golin e dytë në minutën e 85-të, në barazimin 2:2.

30-vjeçari nga Tirana kishte që në 21 maj të vitit 2017 që nuk gjente rrugën e rrjetës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here