GARA E KËRCIMEVE PËR HERË TË PARË PAS 68 VJETËVE TEK UJËVARET E MIRUSHËS

0

Sot u mbajt gara e kërcimit në stilin dallëndyshe, garë kjo që u bë tradicionale pasi që organizohet tash e 68 vjet dhe përherë është mbajtur tek Ura Fshejtë në Gjakovë.

Por këtë vit kjo garë u mbajt në Ujëvarën e Mirushës.  Hapja u bë me një përformancë të alpinistëve të Mirushes. Derisa në garë morën pjesë vetëm 8 garues.

Kërcimet u realizuan nga 8 metra dhe 16 metra lartësi. Vëzhgimet u bënë nga klubi i vëzhguesve nga Mitrovica “Trepça”, ndërsa ndihmësit mjekësor ishin nga Shtëpia e Shëndetit në Malishevë.

Vlerësimi i kërcimtarëve ndërkaq u bë nga juria e përbërë prej Avdyl Osmani, Tomor Musa dhe Ymer Lota, themelues të klubit “Bridge Divers”.

Tomor Musa, që është edhe pjesë e organizatorëve, tha se shpreson që gara në Mirushë të bëhet garë tradicionale, sikurse ajo në Gjakovë. Megjithëse kësaj radhe kanë marrë numër modest i kërcyesve pjesë në garë.

garë.

 

Musa: Gara zhvillohet për herë të parë në Mirushë, shpresojmë të bëhet tradicionale

Video 02’38 – 03’12

“Ne këtë vit e kemi organizuar garën tradicionale në Gjakovë që mbahet te Ura e Fshejtë, mirëpo kjo ishte hera e parë që e kemi organizuar edhe në Ujëvarën e Mirushës. Kemi pasë dëshirë me zgjeru pak rrjetin e aktivitetit tonë, këtij ak5tivitetit sportiv  për arsye se të frymëzohen të gjithë të rinjtë që janë kërcyes ose dashamirë të kërcimit që të mirën me këtë sport, të kenë një frymëzim për me u marrë me këtë aktivitet sportiv. Prandaj edhe e kemi organizu. Shpresojmë që të bëhet tradicionale kjo garë, domethënë të jetë për çdo vit. Shpresojmë për ma mirë”, ka thënë Musa për KosovaPress.

Vendin e parë në kategroinë e kërcnimeve prej 8 metra lartësi e ka fituar Blerim Curri, i cili i tha KosovaPress-it se kjo fitore e ka bërë të ndjehet mjaftë mirë.

 

Curri: Po ndihemi mirë pas fitores

.“Mirë s’është keq. Njëjtë jam ndier edhe para edhe gjatë kërcimit, super është”, u shpreh shkurt ai.

Ndërsa fituesi i garës në 16 metra lartësi, gjithashtu edhe njëri nga organizatorët e kësaj gare, Florit Gashi, tha se ndihet shumë i kënaqur pasi gara përfundoi pa lëndime, por si u shpreh ai, ndjehet edhe më mirë pasi u shpall fitues i garës.

 

Gashi: Ndihem shumë mirë pasi gara përfundoi pa lëndime

“Po ndihem shumë mirë, edhe masi nuk pat lëndime kjo është edhe më e mirë si organizator që jem se kjo ishte hera e parë që e organizuam këto gara, po masi nuk pat lëndime jam shumë i kënaqur por edhe më i kënaqur jam që e mora vendin e parë”, u shpreh ai.

Pjesë e shikuesve ishte edhe kërcimtarja e parë grua, në Kosovë, Gonxhe Basha. Ajo i tha KosovaPress se është mjaft e kënaqur me organizimin e garës dhe me faktin që ky sport nukm po lihet anash në Kosovë.

 

Basha: Më vjen mirë që ky sport ka filluar të përsëritet

“Më vjen mirë që ky sport ja filloj të përsëritet. Po e shoh se tani kanë marrë pjesë edhe nga qytetet tjera. Më pëlqyen garat”, tha ajo.

Organizatorët njoftuan se garat e kërcimit do të organizohen edhe javën tjetër, në liqenin e Radoniqit në Gjakovë, me kërcime nga 15 metra lartësi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here