Duket se mbretëresha e muzikës, Rihanna ka një ekip futbolli të zemrës, të cilin e ndjek thuajse në çdo ndeshje.

Bëhet fjalë për ekipin e Arsenalit në të cilin luan edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.

Duket se prania e Rihannës në stadium por edhe pranë lojtarëve, pasi ka realizuar një foto me ta, i ka sjellë fat skuadrës e cila shënoi fitore ndaj Evertonit me rezultat 5:1.

Foton e “fitores” me divën e muzikës e ka publikuar në rrjetin social Instagram mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi i cili ka falenderuar Rihannën për mbështetjen e dhënë gjatë lojës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here