Një episod interesant ka ndodhur në ndeshjen e Superligës zvicerane Basel-Zurich.
Kjo ndeshje është fituar nga Baseli me rezultatin 3:0, por përveç lëndimit të Taulant Xhakës në minutën e 81-të, ka pasur edhe një episod tjetër interesant, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti i Baselit, Blas Riveros pasi shënoi golin e parë festoi me “shqiponjë”. Të gjithë menduan se ai ia dedikoi atë gol Albian Ajetit, i cili asistoi, por nuk ishte kështu.
Paraguaiani e shpjegoj gjestin e tij. “Ia kushtova këtë gol mikut tim, Bashkimit. Ne njihemi prej gjysmë viti dhe ai punon në një supermarket. Kur e mori vesh që luaja me Baselin më bëri që ti premtoja se kur të shënoja do të festoja me shqiponjë dhe unë e mbajta premtimin”, theksoi Riveros, shkruan “Panorama-Sport”.