Forca ushtarake amerikane zbarkojnë në Beograd

0

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin dje në aeroportin “Batajnica”, ka mirëpritur të anëtarët e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , të cilët në ditët e ardhshme do zhvillojnë një ushtrim të përbashkët me ushtrinë serbe, raportojnë mediat serbe, përcjell Indeksonline.

Parashutistët amerikanë në aeroportin e Batajnicës u takuan edhe me Zëvendës Ambasadorin Kurt Donnelly, zëvendës komandant i Forcave Ajrore dhe gjeneral brigade Mbrojtjes Ajrore Sava Milenkovic dhe komandanti i Brigadës Speciale, gjeneral brigade Zoran Veliçkoviqit.

Në pesë ditët e ardhshme si pjesë e bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar rreth 250 pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë dhe Airborne Brigadës së 173 të Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura, e cila është stacionuar në Vicenza dhe Ramstein, do të kryejnë stërvitje të përbashkët parashutimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here