Forca e diasporës, shpëtimtarja e atdheut!

0

GANIMET BAJRAKTARI

Bashkëatdhetarët e mij të qmuar, ju atdhetarë që për decenje më radhë tërë potencialinë e juaj e dhatë për të mirën e atdheut, ju lobistë dhë lobiste, që nuk mbetët dêrë pa trokitur për hallin e atdheut, ju intelektualë mërgimtarë, që arritët të dëshmoheni në dheun e huaj, ju afaristë, që korrët suksese të mëdha në tregun e huaj…

Atdheu ynë, po duket se ka nevojë për dijën tonë, ka nevojë për menagjimin tonë, ka nevojë për një filozofi të re politike, këtë filozofi jemi në gjendje, vetëm në të afrojmë!
Në Kosovë spektri politikë, në vend të përaferimit, po përjeton qthurje, në vend të kapërcimit të pengesave, po përjeton ngecje. Kjo ndodhë për arsye të përaferimeve të panatyrshme.

Forca e diasporês ka mundesi dhë kapacitet të bëhet shërbetor politikë në Kosovë. Këtë shërbim, arrijnë të afrojnë, nëse bëhen bashkë ata që kanë mendime, orjentime përafersishtë të njejta.
Diaspora Kosovare është numerikisht e madhe, është veshtirë, për mos më thënë e pamundshme për të afrue të gjithë brënda një kulmi.

Diaspora Kosovare, duhët të mos bëhet patericë e një partie politike.
Të gjithë mërgimtarët që deshirojnë angazhim politikë në Kosovë, duhët të afrojnë ofertat e tyre të pavarura nga partite politike në Kosovë.

Forca e diasporës legjimitetin, duhët të kërkojë nga qytetetarët e Kosovës.
Në organizimin e forces/forcave të diasporës, në asnjë rrethanë, nuk duhet të kënë gisht përfaqesitë diplomatike/konsullore të Kosovës, arsyeja se këto përfaqesi janë nën ndikim partiak.

Forca/forcat e diasporës, duhet të afrojnë program dhë nese ai program /ato programe arrijnë të bindin mergimtarët, ateherë hapet rruga për afrimin e klubeve, shoqatave për bashkrëndim dhe bashkëveprim.

Forca/forcat e diasporës duhët të afrojnë program të shekullit XXI,të liruar prej folklorit dhë mentalitetit ballkanik.
Këtë iniciativë duhët ndermarr më qëllim të afrimit të Kosovës në tregun europian, me qellim të afrimit më politikën progresive globale dhë rritjen e frymës së luhatur Amerikane në Kosovë!
Të vetmuar, pa marr parasysh potencialin intelektual, bagazhin lobues dhë aktivitetin patriotik, asnjëri nga ne, nuk arrin të dëshmohet. Të bashkuar në disa tabore, me qëllime të mira, jemi në gjendje të bëjmë shumë!

QOFTË E BEKUAR MERGATA JONË!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here