Florim Isufi thotë se ka dokumentacion që argumenton se kufiri me Malin e Zi është shtrembëruar

0

Anëtari i Komisionit për rishikimin e kufirit me Malin e Zi, Florim Isufi, ka folur në mbledhjen e komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, rreth fakteve që kanë deri më tani lidhur me demarkimin.

Isufi i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve rreth fakteve që deri më tani kanë gjetur komisioni për rishikimin e kufirit, prej ku bazojnë pohimet e tyre se kufiri me Malin e Zi ka lëvizur.

Anëtari i komisionit thotë se duhet pasur kujdes se në cilin dokumentacion  bazohen për kufirin me Malin e Zi, duke përmendur se ‘vijat kufitare ne ish- Jugosllavine kanë lind pas vitit 1946.

Isufi ka folur për vizitat e komisionit nëpër arkiva të shteteve të ish-Jugollavisë prej të cilave thotë se kanë siguruar disa dokumente, ndërsa ka treguar se për sigurimin e dokumenteve tjera kanë hasur në vështirësi pasi nuk po u lëshohen nga arkivat e Jusgollavisë.

Ai ka pohuar se kanë siguruar dokument ku tregohet shtrembërimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Ekziston dhe ka persona që e kanë pa atë dokumentacion”, ka thënë Isufi, duke shtuar se po provojnë ta marrin edhe atë dokument.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here