Flet për herë të parë ish-Missi, pas përfshirjes së burrit të saj …

0

Për disa kohë Suada Sherifi u bë epiqendra e mediave, për shkak të partnerit të saj Eldi Dizdari, pasi ky i fundit u përfshi në atentatin që ndodhi natën e 4 tetorit në një lokal në ish-Bllok.

Në natën e “ashtuquajtur si masakra e ish-Bllokut”, mbeti i vrarë një person dhe të plagosur dy të tjerë.

Pak kohë pas ngjarjes në fjalë, kur mediat njoftuan se ishte shpallur në kërkim bashkëshorti i Suadës, Eldi Dizdari, si i implikuar, ajo u zhduk për rreth 2 muaj nga rrjeti social Instagram, ndërkohë së fundmi ka vendosur të thyejë heshtjen.

E ftuar në emisionin “Thumb”, Sherifi tha se është penduar që e ka bërë publike lidhjen me partnerin e saj.

Suada u shpreh:

Sa gabim kam bërë që e kam bërë publik. Ai ishte thjesht një kalimtar në rrugë kur ndodhi një ngjarje shumë e rëndë dhe ai vetëm se ishte bashkëshorti im mori ngjyra të tjera. Unë u ndjeva keq sepse në çdo gjë që përflitej ai ishte bashkëshorti im!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here