Flet, Louis Verbist, pronari i kompanisë që solli mishin e vjetër 12 vjet në Kosovë

0

“Unë nuk jam një i pandershëm, dhe nuk mundohem t’i mashtrojë të tjerët”, thotë pronari i kompanisë Veviba,Louis Verbist, për gazetat Het Laatste Nieuw dhe De Morgen.

Louis Verbist, është pronari i kompanisë Veviba, kompani e cila njihet me skandalin e fundit të transportit të mishit në shumë vende të botës, e poashtu edhe në Kosovë.

“Ne përgatisim mishin e freskët dhe më të mirin për kompanitë, Delhaize dhe Colroyt”, tha ai duke “siguruar” qytetarët e Belgjikës për mishin që shitet në shitoret më të njohura të shtetit. Grupi Verbist, është një kompani me 50 vjet eksperiencë në përpunimin dhe shitjen e mishit si në Belgjikë, poashtu edhe në shumë vende të botës.

Sipas 73 vjeçarit, Verbist, e gjithë kjo aferë po bëhet si rezultat i konkurencës, pasiqë kompania që ai drejton, ka një traditë shumëvjeçare në shitjen dhe përpunimin e mishit, dhe është një nga liderët në Belgjikë./PortaliOnline

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here