Flamuri kombëtar te rrethi i Prishtinës është hequr nga zjarrfikësit e Kosovës

0

Në një situatë aspak të qetë, me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve, është hequr flamuri kombëtar, në hyrje të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forca të mëdha policore, që ja vendosur te Rrethi në hyrje të Prishtinës, ku ka qenë i vendosur flamuri kombëtar, përcjell albinfo.ch.

Disa qytetarë po kërkojnë që të mbetet aty flamuri kombëtar dhe për atë shtetëror të behët një zgjidhje tjetër, raporton “Kosova Press”.

Flamurin kombëtar e kanë larguar zjarrfikësit e Kosovës, derisa pritet të vendoset ai shtetëror, për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ka qenë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka dhënë urdhrin për të vendosur flamurin shtetëror, derisa nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka reaguar se Komuna nuk është pyetur fare, dhe flamuri shtetëror të vendoset në një vend tjetër.

Por, flamuri i Kosovës i cili është dashur të vendoset te Rrethi është vjedhur, derisa ende nuk dihet se kur do të vendoset saktësisht flamuri shtetëror në hyrje të Prishtinës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here