Fituesja e Eurovizion 2018, pjesë e ushtrisë izraelite

0
Netta Barzilai, këngëtarja dhe artistja izraelite 25-vjeçare fitoi Eurosong 2018 mbajtur në Lisbonë, Portugali, me këngën e saj “Toy”, duke shënuar fitoren e katërt të Izraelit në konkursin e Këngës në Eurovizion (pas fitoreve në vitet 1978, 1979 dhe 1998).

Barzilai u lind më 22 janar 1993 në Hod HaSharon. Kur ajo ishte tre muajshe, u zhvendos me familjen e saj në Nigeri ku jetoi për katër vjet përpara se të kthehej në Izrael, transmeton lapsi.

Para regjistrimit të detyrueshëm të forcave të mbrojtjes izraelite, ajo kaloi një vit shërbimi vullnetar paraushtarak në Nahal dhe bëri shërbimin ushtarak në Bandën Navy të Izraelit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here