Fiton 650 mijë euro në bastore, me një funtë, pa e njohur asnjë ekip

0

Një grua nga Anglia, që ka dashur të jetë anonime ka fituar rreth 650 mijë euro në një bastore, me vetëm një funtë.

Siç raportojnë mediat angleze ajo ka luajtur 12 ekipe, të cilat nuk i ka njohur aspak, dhe vetëm në bazë të emrit, ka vendosur se kush do të fitojë, përcjell albinfo.ch.

Por, të gjitha 12 ndeshjet kanë dalë, ashtu siç ka parashikuar gruaja angleze dhe me vetëm një funt, ajo ka fituar rreth 650 mijë euro.

“Kam zgjedhur ekipet emrat e të cilave më tingëllonin më mirë. Kam dashur të jem pranë bashkëshortit dhe djalit”, është shprehur fituesja.

Burri i saj kishte luajtur shumë më shumë, por asnjëherë nuk kishte fituar një shumë të tillë. Edhe zyrtarët e bastores janë befasuar me tiketën fituese, duke u shprehur se kjo nuk ka ndodhur më parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here