Fitojnë Shtutgart e Hannover, humbet Hamburgu

0

Rezultate deri diku të pritshme në 5 ndeshjet e para të së shtunës në Bundesliga.  Me Mërgim Mavrajn në fushë Hamburgu pësoi humbjen e 3-t radhazi dhe të parën për vitin 2018-të pasi u mposht 1-0 nga Augsburgu takim i cili u vendos nga goli i koreano-jugorit Koo Ja-Cheol. Amir  Abrashi u rikthye në formacionin titullar te Freiburgu me skuadrën e mesfushorit shqiptar që e nisi vitin me këmbën e mbarë pasi ndali në një barazim 1-1 Frankfurtin e Niko Kovac në transfertë. Në ndeshjet e tjera Hannover 96 mposhti 3-2 Mainz, Shtutgart kaloi 1-0 Herthën e Berlinit ndërsa Werder barazoi 1-1 përballë Hoffenheim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here