Fiorentina fitore për Astorin, koreografi në çdo sektor të “Artemio Franchit”

0

Populli i Firences por jo vetëm, i bëri homazhe kapitenit Davide Astori, i cili iku krejt papritur nga kjo botë për shkak të një ataku kardiak gjatë kohës kur ishte i akomoduar në një hotel në Udine për sfidën e programuar me friulanët.

Në “Artemio Franchi”, për ndeshjen me Beneventon ishin të pranishëm rreth 35 mijë tifozë pikërisht për të nderuar Astorin, me një koreografi të veçantë në çdo sektor të këtij impianti. Para nisjes së takimit u mbajt një minutë heshtje për nder të kapitenit që mbante fanellën më numër 13.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, Fiorentina fitoi 1-0 falë golit të Viktor Hugos në minutën e 25-të. Interesant fakti që ishte pikërisht ky futbollist që zëvendësoi Astorin në formacion. Gjatë festës së golit, Viktor Hugo nxitoi t’ia dedikonte golin pikërisht ish-kapitenit. Në minutën e 13-të loja u ndërpre për t’i bërë homazh Astorit, teksa tifozët dhe futbollistët e të dyja skuadrave duartrokitën për një minutë e gjysmë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here