Filmi që e nderoi Kosovën por kurrë nuk u nderua (Video)

0

Filmi që nuk mori mirënjohje nga Presidenca e Republikës së Kosovës, edhe pse Producentët e filmit e Promovuan Kosovën si shtet që në 2005-tën
Filmi “Etjet e Kosovës” që prezantoi atë si shtet që në 2005, asnjëherë nuk mori mirënjohje nga presidenca e Kosovës, ani pse producentët e këtij filmi bën çmos deri sa e promovuan Kosovën si shtet që në vitin 2005.
Etjet e Kosovës në Palm Beach Festival, flet shqip në Florida. Ndërsa në Vjenë vijonin bisedimet për statusin final, Kosova prezantohet si shtet në një nga festivalet më të rëndësishëm të filmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vetëm një klikim në faqen e internetit të “Palm Beach International Film Festival” (www.pbifilmfest.org) dhe shikon që artistët ia dolën mbanë të prezantojnë ndërkombëtarisht Kosovën si shtet.
“Etjet e Kosovës” (Kosova Desperate Search) i regjisorit Sunaj Raça, një film që rrëfen tragjedinë e vitit 1999 është i pari prodhim kinematografik që flet shqip në Palm Beach. Festivali u hap të enjten në mbrëmje me prezencën e artistëve, regjisorëve dhe producentëve të filmave konkurrues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe nga shumë vende të tjera të botës.
Për këtë festival konkurrojnë rreth 2500 filma dhe në kategorinë “International Cinema” janë përzgjedhur vetëm 30, ndër të cilët edhe “Etjet e Kosovës”. Në ceremoninë e hapjes së Festivalit, mori pjesë aktori kryesor Blerim Destani, producenti Sali Limani dhe skenaristi dhe regjisor i filmit Sunaj Raça. Premiera e filmit “Etjet e Kosovës” është sot në mbrëmje e ndërkohë ndihet interesi i madh i pjesëmarrësve, por edhe i medias për prodhimin që vjen nga Ballkani dhe që flet shqip për herë të parë në Florida.
Filmi, një produksion i kompanisë gjermane “LARA Entertainment” rrëfen dramën e Kosovës. “Personazhet janë të etur për jetë, janë të etur për shpresë, janë të etur për të ardhmen. Filmi duke ndjekur vijën jetësore të katër protagonistëve, përcjell emocione të fuqishme të njerëzve që mundohen të ndërtojnë jetën e tyre nga rrënojat, të gjejnë forcë brenda vetes për të ecur përpara, për të shuar etjen e tyre për jetë. Për të gjetur më të dashurit e tyre”,- thonë producentët. “Etjet e Kosovës” Gërsheton lojën e një trupe të përzgjedhur aktorësh nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria, si Sheqerie Buçaj, Blerim Destani, Rajmonda Raimonda Bulku, Faruk Begolli, Ermela Teli, Tinka Kurti, Bislim Muçaj dhe Meto Jovanovski Producentë të filmit janë: Sali Limani, Blerim Destani dhe Sunaj Raça.
Etjet e Kosovës (Kosova Desperate Search)
Vendi i origjinës: Kosova
Gjuha: Shqip
Zhanri: Dramatik
Koha: 82 min
Regjisor: Sunaj Raca
Producentë: Sali Limani, Blerim Destani, Sunaj Raca
Muzika: Marjan Nechak
Festivali i “Palm Beach”-it
I themeluar në vitin 1996, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Palm Beach ishte ide e bizneseve lokale dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Ata menduan se ky festival do t’i ofronte komunitetit një aktivitet kulturor më shumë. Por në vitin 2003 Festivali u bë një konkurrues i denjë, duke qenë në krah të festivaleve të suksesshëm si ai i Torontos. Sot Festivali Ndërkombëtar i filmit “The Palm Beach” renditet në 25 festivalet më të mirë në botë, pjesëmarës janë emra të njohur të kinematografisë botërore. Madje edhe supermiliarderi Donald Trump, jo vetëm që i kushton një vemendje këtij festivali, por pas ceremonisë së hapjes së aktivitetit, në një nga vilat e tij përrallore u organizua një mbrëmje festive për gjithë të pranishmit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here