Javën e ardhshme Kosova do të festojë 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në datën e 17 shkurtit do të shënohen shumë aktivitete, e një ndër ta do të jetë edhe koncerti në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në të cilin do të këndojë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Rita Ora më 17 shkurt do të jetë në Kosovë (Foto: Getty Images)

Ajo pritet të aterojë në aeroportin e Prishtinës ditën e premte, teksa në mbrëmje do të performojë para publikut shqiptar.

Sot (e enjte) kanë filluar edhe për punimet për skenën, në të cilën do të ngjitet këngëtarja shqiptare.

Nga fotografitë e publikuara nga “Magazina.Al”, mund të shihen përgatitjet që po bëhen për këtë koncert.

Gjithçka po rregullohet nën logon e 10 vjetorit të Pavarësisë, gjersa duket të jenë angazhuar një numër i madh njerëzish për të kryer përgatitjet e nevojshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here