Fillojnë hetimet, Maria Sharapova mund të përfundojë në burg

0

Tenistja ruse është vënë nën hetim nga policia indiane për mashtrim dhe konspiracion kriminal, në një çështje që ka të bëjë me një agjenci imobiliare. Bëhet fjalë për “Homestad Infrastructure”, e cila ka përfituar miliona dollarë nga blerës të mundshëm për një projekt të quajtur “Ballet by Maria Sharapova”, që duhej të ndërtonte apartamente superluksoze me heliporte mbi tarracat e tyre, si dhe një akademi tenisi. Sharapova, 5 herë fituese e turneve “Grand Slam”, në vitin 2013 bëri një vizitë në Indi për nisjen e këtij projekti, madje u zhvillua edhe një ceremoni me këtë rast. Policia i nisi hetimet në lidhje me këtë çështje më 16 nëntor, ndërkohë që Piyush Singh, avokati që përfaqëson të gjithë blerësit e mashtruar, deklaroi se çdo veprim u bë për shkak se projekti ishte i lidhur me emrin e Maria Sharapovës. Nëse tenistja ruse do të shpallet fajtore, ajo rrezikon të dënohet deri në 7 vite burg.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here