“Ferri në tokë”, motër e vëlla të burgosur në shtëpinë e tyre

0

Ky është rasti i një 32-vjeçari dhe motrës së tij 30-vjeçare në Frosinone të Italisë. Ata janë 100% të paralizuar, dhe sikur të mos u mjaftojë kjo fatkeqësi, ata ishin detyruar të jetonin si të burgosur në shtëpinë e tyre.

Dhe kjo për shkak të vëllait të tyre të vogël 29-vjeçar. Policia italiane thotë se pas vdekjes së nënës së tyre, vëllai 29-vjeçar nuk kujdesej më për motrën dhe vëllain e tij të paralizuar. Ai i mbyllte ata në shtëpi, derën e jashtme e lidhte me zinxhir dhe u jepte rrallë për të ngrënë. Jo vetëm kaq, por u merrte atyre edhe paratë. Pjesën më të madhe të kohës, vëllai i vogël e kalonte me të dashurën e tij shqiptare.

“Ata ishin të detyruar të jetonin në kushte jo higjienike dhe hanin vetëm mbetjet e ushqimeve që linte vëllai i vogël me të dashurën e tij shqiptare”, thotë policia.

Të revoltuar nga sjellja e vëllait të tyre më të vogël që nuk u shërbente, nuk i nxirrte dhe i mbante mbyllur në shtëpi, motër e vëlla gjetën momentin e duhur për të telefonuar punonjësin social duke i kërkuar ndihmë.

Ky i fundit lajmëroi policinë, e cila akuzoi 29-vjeçarin për rrëmbim. Autoritetet italiane thonë se po hetojnë edhe vajzën shqiptare, të dashurën e 29-vjeçarit, për të vlerësuar rolin e saj në të gjithë këtë situatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here