​Pas më shumë se dy muaj pushim ndërmjet dy stinorëve topi i futbollit të shtunën (sot) u rrokullis për të shënuar kështu fillimin e stinorit pranveror të futbollit në Kosovë, por jo me ndeshjet kampionale, por me ato të DigitAlb Kupës së Kosovës.

Stinori pranveror nisi me ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës mes Ferizajt dhe Feronikelit.

Më të mirë u treguan mysafirët, duke triumfuar me rezultat minimal në Ferizaj.

Golin e vetëm, për 0-1 në këtë ndeshje, e ka realizuar sulmuesi Kastriot Rexha në minutën e 20-të, pas një asisti nga Përparim Islami.

Nesër në program janë edhe ndeshjet tjera: Prishtina – Trepça ’89, Vëllaznimi – Drita dhe Kika  – Ballkani.

Ndeshja Prishtina – Trepça ’89 luhet nga ora 15:00 kurse takimet tjera nga ora 13:00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here