Femra, ja çfarë duhet të konsumoni për të mbetur shtatzënë

0

Ushqimi ka ndikim të rëndësishëm nëse po planifikoni të keni një fëmijë. Çdo gjë që ka lidhje me shëndetin dhe mirëqenien e trupit duhet ta kontrolloni mirë para konsumimit.

Dieta që duhet të ndiqni për sëmundje të caktuara duhet të jetë e ndryshme ashtu siç është edhe nëse doni të mbeteni shtazënë.  Nëse keni vendosur të keni një fëmijë është mirë që të jeni sa më të qetë dhe të keni një harmoni me partnerin.

Shëndeti fizik dhe ai mendor i çiftit varet nga ajo se çfarë ata kanë kaluar dhe është e nevojshme që gjatë kësaj periudhe t’i kushtohet një  kohë e veçantë aktivitetit fizik dhe dieta duhet të jetë e balancuar. Gjithashtu gjatë kësaj peridhe duhet të keni marrëdhënie seksuale të rregullt.

Çfarë duhet të konsumoni për të pasur një shtatzëni?

Hani pak dhe shpesh, respektoni 3 vaktet dhe dy mes vaktet. Gjithashtu është e rëndësishme që të ndryshohet ushqimi çdo ditë. Kështu ju do të merrni të gjitha vitaminat e nevojshme.

Në dietën që do ndiqni duhet të bëni një zgjedhje të kujdesshme të ushqimeve duke përfshirë më shumë perime dhe fruta të sezonit. Kujdes të veçantë duhet ti kushtohet larjes dhe përgatitjes së tyre.

A ndihmon acidi folik që të mbeteni shtatzënë?

Sigurisht që po.

Ushqime si bishtajoret, perimet, frutat, agrumet e shpargu përmbajnë acid folik. Prandaj ata që duan të kenë një fëmijë është mirë që të fillojnë të konsumojnë sa më shumë nga këto ushqime. Mund të filloni një muaj para konceptimit dhe 3 muaj pasi ka ndodhur shtatzënia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here