Fëmijët që kanë shumë lodra, nuk e shijojnë kohën sa duhet

0

Është diçka në të cilët kanë dyshuar prindërit qe shumë vjet. Fëmijët që kanë shumë lodra shpërqendrohen më lehtë dhe nuk e shijojnë kohën sa duhet, ka gjetur një studim i ri.

Hulumtuesit në Universitetin e Toledos në Ohio, SHBA, morën 36 fëmijë dhe i ftuan ata të luajnë për gjysmë ore në një dhomë me katër apo 16 lodra.

Studimi gjeti se fëmijët janë më kreativë kur kanë më pak lodra për të luajtur. Po ashtu ata luajtën më gjatë me secilën duke menduar shumë forma shfrytëzimi për secilën lodër.

Autorët konkluduan se prindërit dhe shkollat duhet të mos mbajnë shumë lodra dhe të inkurajojnë fëmijët të jenë më kreativë me ato lodra të pakta që kanë.

Ky nuk është studimi i parë që sugjeron se numri i madh i lodrave nuk është i mirë për fëmijët. Në vitet e 90-ta, hulumtuesit gjermanë, Elke Schubert dhe Rainer Strick gjetën se fëmijët ishin shumë më kreativë duke ua larguar nga çerdhet lodrat e tyre për tre muaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here