FDH, tryezë: “Ballafaqimi me të kaluarën në tekstet shkollore të historisë…”

0

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon tryezë të rrumbullakët me temën “ Ballafaqimi me të kaluarën në tekstet shkollore të historisë dhe të edukatës qytetare” për ta shtjelluar procedurën e ri-shikimit të teksteve dhe rolin e OJQ-ve gjatë këtij procesi.

Përmes projektit të edukimit jo-formal mbi ballafaqimin me të kaluarën i cili implementohet që nga viti 2011, Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë avokon në përditësimin e të dhënave  të viktimave të luftës së fundit në Kosovë, në librat e historisë si dhe në krijimin e një kapitulli të veçantë për drejtësi tranzicionale nën kurrikulumin e lëndës së edukatës qytetare.

Pas publikimit të letrës avokuese në shkurt të vitit 2015 dhe pas prezantimit para Këshillit të Ekspertëve për Tekste Shkollore dhe Program në po atë vit, kësaj radhe FDH Kosovë organizon tryezë të rrumbullakët me temën “Ballafaqimi me të kaluarën në tekstet shkollore të historisë dhe të edukatës qytetare” për ta shtjelluar procedurën e ri-shikimit të teksteve dhe rolin e OJQ-ve gjatë këtij procesi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here