Familja e Gjeneralit të FSK-së i bëri me shtëpi dy familje në nevojë

0

Sot, dy familje janë bërë me shtëpi, falë humanitetit të familjes së Ali Hazrollit nga Banja e Komunës së Malishevës. Në ceremoninë e dhënies së çelësave të shtëpive për familjet e Mefail Kastratit nga Maxharra dhe të Amrush Zogajt nga Lladroci, mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka falënderuar familjen Hazrolli dhe dy përfituesit i ka uruar për shtëpitë e tyre. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe anëtari i familjes Hazrolli, Gjeneral Major Gëzim Hazrolli, i cili edhe i ftoi të tjerët që kanë mundësi të jenë solidarë me familjet në nevojë.

 “Ju jemi shumë mirënjohës kësaj familje, e cila krahas kontributit në luftë, edhe sot po vazhdon të kontribuoj me këtë formë të ndihmës për familjet në nevojë. Po ashtu falënderoj edhe mërgimtarët tanë, siç është Burim Hazrolli, që ka marrë këtë iniciativë që të ndërtoj këto dy shtëpi. Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që kanë mundësi ti ndihmojnë këto familje”, tha mes tjerash kryetari Begaj, me rastin e dhënies së çelësave të shtëpive për këto dy familje.

Ndërsa Gjeneral Major, Gëzim Hazrolli, tha se “është ndjenjë e veçantë kur ke mundësi ta ndihmosh një familje në nevojë, si familja Kastrati, apo edhe të një veterani siç është familja e veteranit Amrush Zogaj. Mendoj se secili që ka mundësi, duhet të ndajë nga pak nga të mirat materiale dhe ti ndihmojmë ata që kanë nevojë, pasi e kemi obligim dhe t’iu ofrojmë pak ngrohtësi. Shteti nuk ka mundësi që ti ndihmoj të gjitha rastet, por duhet të jemi solidar të gjithë dhe me bashkimin e forcave, çdo familje mund të ndihet mirë”.

Përndryshe, familje Hazrolli nga Banja e Malishevës, kohë më parë ka filluar këtë iniciativë për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë dhe sot, pasi e kanë përfunduar ndërtimin dhe mobilimin e shtëpive, ju kanë dorëzuar çelësat dy familjeve përfituese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here