Evertoni ka konfirmuar se Sam Allardyce është larguar nga roli i trajnerit të klubit.

Në një komunikatë për media, Evertoni e ka falënderuar Allardycen për punën e tij në klub, duke theksuar se ai nuk ishte pjesë e planit afatgjatë të klubit, transmeton Gazeta Express.

Shefi ekzekutiv i Evertonit, Denise Barrett-Baxendale, ka thënë: “Në emër të kryetarit, bordit të drejtorëve dhe Mishirit, dua ta falënderoj Samin për punën që e ka bërë në Everton gjatë shtatë muajve të kaluara. Sam u soll në klub në një kohë sfiduese sezonin e kaluar për të na ofruar qëndrueshmëri dhe ne i jemi mirënjohës për këtë”.

“Megjithatë, kemi marrë vendim që, si pjesë e planit tonë afatgjatë, do ta emërojmë një trajner të ri këtë verë”, shtoi ai.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here