Është arrestuar në Kosovë “Babalja”

0

Protagonisti kryesor i çështjes së audio dhe video përgjimeve ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është arrestuar në Kosovë.

Alfred Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja”, ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për dëshmi të rreme dhe sot ndodhet në gjendje arresti.

Babalja u bë i njohur pas publikimit të audio-përgjimit, mes tij dhe një personi që pretendohej të ishte Agron (Geron) Xhafaj.

Babalja është arrestuar në qendrën e Azilit në Prishtinë për llogari të autoriteteve shqiptare.

Sipas organit të akuzës, nuk është e vërtetë që “Babalja” ka folur me vëllain e Agron Xhafajt.

Hetimet nxorrën në pah se Albert Veliu i ka thënë kunatit të tij, Fredi Alizotit që të bëjë zërin e Agron Xhafës.

Politika shqiptare, prej muajsh “zien” nga akuzat dhe deklaratat e ashpra për këtë ngjarje, që dita-ditës po merr drejtime të ndryshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here