Christian Eriksen i ka refuzuar tri oferta për ta zgjatur kontratën me Tottenhamin, sipas mediave britanike.

Oferta e fundit që Tottenham ia ka bërë mesfushorit danez Eriksen ishte në vlerë 125 mijë euro në javë, transmeton Gazeta Express.

26-vjeçarit i skadon kontrata me klubin në fund të sezonit të ardhshëm, edhe meqë ai nuk është duke e pranuar zgjatjen e kontratës, Spurs druhen se do të detyrohen ta shesin atë verën që vjen, në mënyrë që mos ta humbasin pa asnjë qindarkë një vit më vonë.

Pasiguria e Eriksenit për të vazhduar me gjigantin anglez ka bërë që Barcelona dhe Real Madridi të shfaqin interesim për të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here