Emocionuese: Nëna i rrëfen djalit të verbër çdo detaj në ndeshjet e futbollit në stadium

0

Silvia Grecco nga Sao Paolo dhe djali i saj i shikojnë të gjitha ndeshjet e Sao Paolo Palmeiras në stadium, ku gruaja ia tregon djalit çdo gjë që ndodhë në fushë, pasiqë ai është i verbër, shkruan rtv21.tv. Silvia Grecco dhe djali i saj, Nickolas, 12 vjeç janë bërë të famshëm për ekipin e Sao Paulos Palmeiras, pasi nëna ishte zbulur në TV vitin e kaluar, duke treguar një nga ndeshjet e tyre nga tribunat. “I përshkruaj detajet: ky lojtar ka veshur mëngë të shkurtra, ngjyrën e çizmeve të futbollit, ngjyrën e flokëve”, tha Grecco, 56 vjeçare, gjatë një ndeshjeje të kohëve të fundit të zhvilluar ndërmjet Palmeiras dhe Botafogo de Ribeirao Preto. Ajo shtoi se i tregon pothuajse çdo gjë Nickolas-it.

“Çdo gjë që unë shoh dhe ndjej, i them atij, madje edhe kur kam nevojë për të mallkuar gjyqtarin!”, tha ajo. Nuk është hera e parë që tifozët me aftësi të kufizuara kanë shkaktuar “bujë” në media sociale thjesht duke ndjekur sportet që ata dëshironin. Gjatë Kupës Botërore të 2018 në Rusi, një video e një tifozi kolumbian që i tregonte mikut të tij të shurdhë për një ndeshje kundër Polonisë, duke përdorur levizjet e dorës ishte bërë virale. Po ashtu, një përkthyes brazilian pastaj kishte treguar një teknikë të ngjashme me një grup tifozësh të shurdhër në Sao Paulo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here