Ekipi i Sala, Nantes tërheq përgjithmonë fanellën me nr.9

0

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, skuadra e Nantes ka konfirmuar se do të tërheqë përgjithnjë fanellën me nr.9, që mbahej nga sulmuesi argjentinas, Emiliano Sala.

Sala humbi jetën dy javë më parë gjatë një aksidenti ajror, teksa udhëtonte nga Nanta në Kardif, pas transferimit që dy klubet kryen gjatë merkatos së janarit, derisa trupi i tij u gjet vetëm pak ditë më parë dhe u identifikua se është i lojtarit të enjten mbrëma.

Emiliano Sala luajti për 3 sezone e gjysmë në Francë me fanellën e Nantes, ku në 120 ndeshje realizoi 42 gola dhe fitoi zemrën e tifozerisë franceze.

“Emiliano Sala do të jetë përgjithnjë pjesë e legjendave që shkruan historinë e FC Nantes. Ndaj do të tërheqim fanellën me nr.9 që e ka mbajtur”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga klubi francez.

Mësohet gjithashtu se në ndeshjen e radhës në kampionat, çmimi i biletave për ndeshjen midis Nantes dhe Nimes do të jetë vetëm 9 euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here