Ekipi i Kosovës në futboll nesër luan kundër Islandës

0

Përfaqësuesja e Kosovës është nisur për në Islandë në ndeshjen e fundit në kualifikime për kampionatin Botëror Rusia 2018, njofton Klan Kosova.

Djelmoshat e përfaqësueses janë nisur nga Tirana për në ishull, ku pretendojnë të arrin fitoren e parë në këtë kampanjë, por edhe në përgjithësi në histori të garave zyrtare që kur është pranuar nga FIFA dhe UEFA.

Reprezentacioni kosovar ka vetëm një barazim, të arritur lojna e parë me Finlandën, dhe më pas të gjitha humbje.

Edhe ndeshjen e parë me Islandën e pati humbur me rezultat 1:2.

Ndeshja me Islandën luhet nesër në orarin e rregullt të ndeshjeve kualifikuese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here