Edhe Xhemaili mund të largohet nga Zvicra

0
Swiss midfielder Blerim Dzemaili reacts during the Euro 2012 group G qualification soccer match between Bulgaria and Switzerland at the Vasil Levski Stadium in Sofia, Bulgaria, Saturday, March 26, 2011. (KEYSTONE/Peter Klaunzer)

Pas Valon Behramit, Stephan Lichtsteiner, Gelson Fernandes dhe Johan Djorou, edhe Blerim Xhemaili mund të largohet nga Përfaqësuesja e Zvicrës, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Sipas transmetuesit “RSI”, përveç Behramit dhe Fernandes, edhe Xhemaili nuk është më në planet e trajnerit Vladimir Petkoviq.

Fernandes gjithashtu ka njoftuar zyrtarisht largimin, ashtu si edhe Behrami, i cili shkaktoi shumë polemika.

Mësohet se trajneri Petkoviq ka biseduar edhe me Johan Djourou, Stephan Lichtsteiner dhe Blerim Xhemailin, të cilët nuk janë prononcuar për media.

Largimi i Behramit ka shkaktuar shumë polemika në media, ku shumë i kanë dalë në mbrojtje mesfushorit shqiptar. Ai tha se u largua pas një telefonate nga Petkoviq, duke e quajtur vendimin politik, derisa trajneri ka thënë se ishte sportiv dhe po mendon të rinovojë ekipin.

Ndërkohë, Federata Zvicerane është shprehur se gjithçka ka mundur të jetë keqkuptim dhe trajneri nuk ka dashur ta largojë në atë mënyrë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here