Me në fund edhe Juventus ka zyrtarizuar Cristiano Ronaldon.

Edhe pse ka vonuar pas pothuajse një orë qëkurse Real Madrid e zyrtarizojë Ronaldon në Juventus, mediat dhe rrjetet sociale e kanë zyrtarizuar atë para pak momenteve.

Interesante është se Juve ka lajmëruar se do ta paguan Real Madridin në dy këste dhe jo tërë shumën e transferit.

“Klubi i Futbollit të Juventus SpA lajmëron se kanë arritur një marrëveshje me Real Madrid Club De Fùtbol SpA për një marrëveshje definitive për lojtarin Dos Santos Aveiro Cristiano Ronaldo për një shumë 100 milionë eurosh, e cila do të paguhet në dy vite, plus edhe kontributet sipas rregullave të FIFA’s dhe shpenzimet e tjera deri në 12 milionë euro”, shkruan në njoftimin e Juventusit./GazetaExpress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here