Këngëtarja me prejardhje shqiptare po korr sukses pas suksesi Pas sukseseve të mëdha të këngëve “No Broken Hearts”, “The Way I Are”, “I Got You”, “In The Name Of Love”, e shumë të tjera, Bebe Rexha ka publikuar sot edhe 2 këngë. Kënga solo e Bebes quhet “Ferrari”, ndërsa kënga e dytë e quajtur “2 Souls on Fire” është në bashkëpunim me reperin Quavo.

Të dyja këngët janë postuar pa videoklip, por vetëm me tekst në video, shkruan rtv21.tv. Vetëm 3 ditë më parë, u publikua edhe një këngë ku Rexha ishte pjesë e saj. Është kjo kënga “Push Back” nga këngëtari i famshëm Ne-Yo, ku pjesë e saj ishte edhe Stefflon Don.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here