E pazakontë: E qëlloi 46 herë me thikë, ajo vazhdon ta dashurojë, edhe në burg

0

Një ngjarje e tillë mund të cilësohet si e pazakontë, por është një provë e asaj se dashuria ndonjëherë të verbon.

Një 21-vjeçare nga Kenti i Anglisë, jo vetëm që u tradhtua nga bashkëshorti i saj, por edhe u masakrua nga ai me 46 thika në trup.

10 prej thikave që mori në bark i dëmtuan mushkëritë, mëlçinë dhe zorrët. 14 goditje i mori në gjinj e në kraharor.

Të dyja mushkëritë iu çanë dhe bënë që vajza të rrinte 17 ditë në spital, por prapë, edhe pse gjatë sulmit ishte e sigurt që do të vdiste, sot ajo e ka falur bashkëshortin dhe shpreson të krijojë familje me të.

Shannon Barnard është martuar në moshë të vogël me Michael Barnard, i cili e sulmoi pak ditë pasi ajo kishte zbuluar që ai e tradhtonte me një vajzë tjetër.

I riu është dënuar me 20 vite burg, por vajza thotë se vazhdon ta dashurojë dhe i bën thirrje burgut që ta lejojë ta takojë dy herë në javë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here