E kërkuan në Itali, Alban Hoxha zgjedh klubin ku do të vazhdojë karrierën

0

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Alban Hoxha vendos klubin ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Mësohet se ai ka vendosur të vijojë të jetë pjesë e ekipit shqiptar të futbollit Partizani, edhe për tre sezone të tjerë.

Ai ka rinovuar kontratën, duke refuzuar kësisoj edhe disa oferta që kishin ardhur nga Italia. Në këtë mënyrë ai ka vendosur që të qëndrojë me “djajtë e kuq” edhe për tre vite.

Ky fakt u konfirmua nëpërmjet një njoftimi të klubit të futbollit Partizani ku shkruhet:

“Klubi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Alban Hoxhën. Kapiteni, njëkohësisht edhe pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues do të mbetet i kuq duke konfirmuar dëshirën për të udhëhequr skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Palët kanë rinovuar së fundmi marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre deri në 2020. Kapiteni Hoxha, pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit nga sezoni 2013- 2014, është shndërruar në një lider dhe simbol për klubin dhe tifozerinë e kuqe”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here