Dua Lipa: Serbët na dëbuan nga Kosova

0
Tabloidi i famshëm britanik “The Sun”, i ka kushtuar një hapësirë të madhe fitueses së sivjetme të çmimeve Grammy dhe Brit Awards, këngëtares nga Kosova, Dua Lipa.
Ky tabloid shkruan se familja Lipa është dashur ta braktisë Kosovën në vitin 1992 për shkak të presionit dhe terrorit që kishte nga pushteti serb atje.
Gjyshi i Duas, Seit Lipa, ishte drejtor i muzeut historik në Prishtinë gjatë periudhës mes viteve 1990-95. Dhe pikërisht atij i ishte kërkuar që të përmirësoj disa libra historikë dhe të fabrikojë fakte historike, çka ai kishte refuzuar, për çka më pas ishte shënjestër e regjimit serb. “Ishte periudhë e tmerrshme për të gjithë. Janë mbyllur të gjitha shkollat dhe mediat.
Secili akademik ka qenë shënjestër. Njerëzit zhdukeshin brenda natës. Familja Lipa ishte në rrezik shkaku i kësaj, prandaj janë detyruar të ikin”, ka rrëfyer kompozitori dhe miku i familjar, Florent Boshnjaku, përcjell Klan Kosova.
Vetë Dua ka deklaruar se familja dhe populli i saj janë dëbuar me dhunë nga Kosova nga regjimi serb. “Serbët na kanë dëbuar nga Kosova. Kemi qenë viktima të terrorit të tmerrshëm”, kishte deklaruar këngëtarja shqiptare.
Dua ka lindur në Londër në vitin 1995.
Dua ka ndjekur shkollën teatrale të Silvia Jong, para se me familje në vitin 2006, të kthehej në Prishtinë, ku babai i saj kishte fituar një vend pune. Në Prishtinë, Dua ka shkuar në shkolla private dhe është rritur duke dëgjuar muzikën e babait të saj, i cili dikur ishte pjesëtarë i grupit “Oda”.
“Tani jam krenare me emrin tim, por kur kam qenë më e re, e tëra që dëshiroja, ishte të quhesha Hana, Sara, Ella… Çfarëdo emri, vetëm të ishte normal. Sepse emrin Dua është dashur ta sqaroj vazhdimisht se çfarë nënkupton, që njerëzve t’u tregoja se isha nga Kosova”, ka rrëfyer Dua.
Si 14-vjeçare kishte filluar që në kanalin Youtube të publikojë këngët e përpunuara të këngëtareve të saj të preferuar, si Pink dhe Nelly Furtado.
Në të njëjtën kohë ka filluar të punoj si modele për një katalog ‘on-line’, por edhe si hostes në restorantin meksikan ‘La Bodega Negra’ në Soho, dhe në klubin e natës “Mayfer”.
Familja e Duas ishte kthyer në Londër në vitin 2012 dhe ajo së bashku me familjen, ishin vendosur në Londrën Perëndimore, ku ka jetuar deri në mars të vitit të kaluar. Në vitin 2015, producentët kishin dëgjuar përpunimin e saj të këngës “Cocoa Butter Kisses” të reverit Chensey dhe i kishin ofruar të nënshkruaj kontratë me shtëpinë diskografike “Warner Music”.
Dy vite më vonë, është paraqitur albumi i saj i parë “Dua Lipa”, ku gjendeshin shumë hite, mes tyre edhe “Be The One” dhe “New Rules”. Qysh në atë kohë ishte bërë e qartë se bota kishte fituar një yll të ri të muzikës, e cila vetëm në vitin 2017, kishte fituar mbi 2 milionë euro, ndërsa nga viti e kaluar e këndej, vazhdon t’i rendis çmimet më të rëndësishme muzikore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here