Dua Lipa qan në koncert pasi ia largojnë fansat me dhunë

0

Dua Lipa është përlotur në koncertin në Kinë.
Dua ka performuar mbrëmë për herë të parë në Kinë, në një koncert në Shanghai ku jo gjithçka ka shkuar mirë.

Gjatë performances, shumë fansa janë detyruar të dalin jashtë dhe atë me dhunë, ose i është ndaluar të kërcejnë, përcjell Gazeta Express.

Kjo ka ndodhur për shkak se sigurimi ka ndërhyrë tek fansat të cilët valëvisnin flamujt e komunitetit LGBT.

Nuk është se në Kinë është ilegale, por ka shumë grupe kundërshtuese që ende po mundohen ta ndalojnë përhapjen e LGBT.

E gjatë koncertit të Duas, fansat janë detyruar të ulen dhe ta shikojnë këngëtaren, ose të dalin nga salla.

Dua ka bërë edhe një postim, ku është shprehur me suhmë keqardhje dhe e mërzitur për atë se çfarë  ka ndodhur

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here