Dua Lipa këtë javë nga Kosova dërgon lajme të mira në botë

0

Tensionet Kosovë -Serbi, deklaratat për ndarje, autonomia e veriut, përplasja e mundshme atje që mund te shkatojë edhe viktima, mbajnë vulën e politikanëve Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiq. Por, kjo mund të ndryshojë këtë javë, shkruan The Guardian, kur Dua Lipa do të vijë për të kënduar në Kosovë në Festivalin Sunny Hill. Gazeta shkruan se 22 vjeçarja mund ta kthejë Kosovën në hartën botërore, ta përmirësojë imazhin e saj dhe ta ngris krenarinë brenda vendit.

Ylli botëror i hitit “New rules”, Dua Lipa do të përformojë në një koncert të organizuar në Prishtinë, për të rritur imazhin e vendit. Babai i Duas, Dukagjin Lipa, shumë gjatë kishte dashur që të organizonte një “festival të duhur” për ta vënë Kosovën në hartën kulturore dhe për ta dëshmuar se kombi më i ri i Evropës mund të përcaktohet më shumë se sa konfliktet dhe skandalet.

Qëllimi i tij u realizua më lehtë kur vajza e tij, Dua Lipa, u bë botërisht e famshme vitin e kaluar me hitin e saj “New rules”. 22-vjeçarja këtë javë do të mbajë një festival në Prishtinë, të cilin familja e saj shpreson që ta rrisë imazhin dhe krenarinë e Kosovës.

“Ne duam t’u japim njerëzve një ndjenjë të përkatësisë, të jetesës evropiane dhe idenë se ne jemi pjesë e Evropës”, tha Dukagjin Lipa për Observer.

“Kjo është mënyra më e mirë për ta promovuar Kosovën si një vend paqëdashës, muzikëdashës që mirëpret të gjithë fqinjët tanë dhe të gjithë vizitorët që duan të argëtohen”- pohoi Lipa, transmeton Gazeta Express.

Dukagjin Lipa pajtohet se dalëngadalë, imazhi i Kosovës në Britani po ndryshon për mirë.

Tregon disa ngjarje kur ai u shpërngul në vitin 1992: “Kur erdhëm për herë të parë në Londër ju thonim njerëzve se jemi nga Kosova dhe askush nuk e dinte se ku ishte.

Pastaj, më vonë na thoshin: ‘Oh, më vjen keq’. Ishte mirë që njerëzit kishin ndjeshmëri, por nuk doja të kishin mëshirë.

Pastaj, me të gjitha trazirat që kishim, disa pjesëtar problematik të shoqërisë sonë emigruan dhe kur thonim se jeni nga Kosova, njerëzit menduan për tregtarët e drogës apo kriminelët.

Ne duam të tregojmë një imazh shumë më ndryshe- deklaroi Lipa.

Duke klikuar KËTU mund të lexoni artikullin e plotë me shumë detaje kushtuar Dua Lipës për koncertin e saj në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here