Ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa ka arritur dje në Prishtinë.

Ky udhëtim i këngëtares është bërë për koncertin që do ta mbajë nesër (e premte), në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, shkruan lajmi.net.

Pas arritjes, ajo në mbrëmje ka mbajtur konferencë për medie ku foli për koncertin, festivalin si dhe planet e ardhshme në muzikë.

Së fundi, këngëtarja ka postuar edhe disa imazhe nga Prishtina, në të cilat u shfaq e veshur e tëra në të zezë.

Kujtojmë që në konferencën e mbrëmshme, ajo bashkë me fondacionin “Sunny Hill” kanë ndarë 100 mijë euro për shkollat e muzikës në vend. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here