1. Këngëtarja shqiptare e cila po vepron në Britani Dua Lipa, ka arritur edhe suksesin e radhës. Bukuroshja është zgjedhur artistja më e suksesshme në Britani për vitin 2018. Këtë e ka bërë të ditur vet Dua duke publikuar të dhënat e Music News Fact në instagram. Sipas Music News Fact, Dua deri më tani është artistja më e madhe në Britani. Dya po ashtu ka tre këngë më të shitura deri më tani për vitin 2018 dhe kënga “One Kiss” është më e shitura. Kështu Dua po arrin sukses pas suksesi, hov mori me lansimin e këngës “New rules” e cila i dha famë edhe përtej oqeanit. Ndërkohë Lipa pritet që më 10 gusht të mbajë koncert në Prishtinë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here