Drita u eliminua nga Europa League

0

Drita e Gjilanit e mbylli aventurën evropiane në turin e dytë eliminator të Europa League, pasi u eliminuan nga skuadra luksemburgase, Dudelange.

Këta të fundit, pas fitores 2-1 një javë më parë në Luksemburg, arritën të marrin një barazim 1-1 në stadiumin olimpik “Adem Jashari” të Mitrovicës, dhe të kualifikohen më tej.

Drita kaloi e para në avantazh, në minutën e 26 me anë të Limanit, që shënoi me kokë, pas një harkimi në zonë. Gjithsesi skuadra gjilanase u tregua e pavëmendshme në fillim të pjesës së dytë, kur pësoi një gol tërësisht të evitueshëm.

Minutat e mbetura Drita bëri përpjekje për të gjetur golin e fitores, që do ta çonte takimin në shtesë, por nuk ia doli të kërcënojë seriozisht portën e miqve.

Nga ana tjetër, luksemburgasit zbritën disa herë rrezikshëm në kundërsulm dhe i shkuan pranë golit të dytë, por portieri Bakaj u tregua në lartësinë e detyrës.

Drita e Gjilanit e nisi aventurën europiane në paraeliminatoret e Champions League dhe ia doli të kualifikohet për në turin e parë eliminator. Pikërisht këtu u përball me kampionët suedezë të Malmos, dhe u eliminua për të luajtur në Europa League ndaj Dudelange.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here