Donika Kadaj rikthehet në AAK

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pritur në takim deputeten e Vetëvendosjes, Donika Kadajn, që dikur e kishte bashkëpartiake.

Kadaj ka qenë aq lojale ndaj Haradinajt, sa ka pasur raste që ka derdhur lotë për të.

E përplasjet në Vetëvendosje kanë bërë që Donika Kadaj të kthehet në AAK.

“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar Ramush Haradinaj në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here